10 Shkurt, 2024

“Dua një mashkull të fuqishëm”- Meri Shehu zbulon kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj: S’ka rëndësi bukuria…


Meri Shehu teksa po bisedonte me dias nga banorët në “Big Brother VIP” ka zbuluar se nuk do të lidhej kurrë me një djalë që nuk ka lekë.

Astrologia tha se i ka kaluar aventurat me kohë, ndërsa u shpreh se dëshiron një mashkull të fuqishëm pasi sipas saj nuk ia vlen që të lidhesh me një person që nuk ka lekë dhe pozitë.

 

Pjesë nga biseda:

Fationi: Meri po të kishte shumë lekë do të ishte nga ato “sugar mami”, do ti kishte blerë ndonjë lambo ndonjërit

Rike: Ka lekë more Meri

Meri: Unë të jap lekë! Qyqja, i kam mbaruar ato fantazi unë, kështu që pres gjëra….

Rike: Po nëse o Mer dashurohesh me një person që s’ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde

Meri: Se besoj që në këtë moshë të dashurohem që nuk ka lekë fare, sepse s’ka hajër ai muhabet. Mbaroi dëgjo Merin ti

Banorët shpërthejnë në të qeshura

Rike: Po ja bjen brenda me një që s’ka fare

Meri: E heq fare, po pse çfarë do bëj unë do bëj bamirësin e njerëzve që s’kanë lekë. Jo moj motër nuk është i zoti, kur të bëhet i zoti le të vijë

Rike: Dashurohesh vetëm me njerëz që kanë lekë?

Meri: Jo vetëm që kanë lekë, duhet të ketë një pozitë. Unë dua një mashkull të fuqishëm tani, pse çfarë do të bëj unë, ta mësoj se si të bëjë lekë?

Rike: Po ja të vjen njëri super king, po yll dhe të jetë sytë e bukur por ëshgtë fukara

Meri: Po mir moj për një natë e marr unë. Vetëm nëpër filma ndodhin kjo

Rike: Unë mendoj që ti po mund të dashurohesh edhe me një të varfër

Meri: Se besoj, i kam kaluar këto gjëra. Unë dua një shok në jetë, të ketë arritur diçka në jetë. Të kem çfarë të bëj, çfarë të komunikoj. S’ka rëndësi që të jetë i bukur, por të jetë një njeri që të më balancojë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al