24 Dhjetor, 2024

“Dua ta lë gjithçka të rrjedhë”- Deklaroi se nuk e dashuron, por Xheneta zhgënjehet pas darkës sqaruese me Gjestin: Prisja një përqafim


Çifti i cili kanë krijuar një romancë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu dhe Gjesti, së fundmi nuk kanë kaluar një përiudhë të mirë me njëri tjetrin.

Për të sqaruar mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e tyre ata patën një darkë sqaruese vetëm për vetëm.

Mirëpo nga kjo darkë Xheneta ka dalë e zhgënjyer pasi u shpreh se priste një përqafim nga Gjesti, të cilin nuk e mori.

Unë u ndjeva shumë e zhgënjyer se ky gjithë kohën ka thënë se e ka marrë malli për mua, ka ndjenja për mua. Mënyra si hyri në derë, thashë do tregohet romantik. E pashë gjatë darkës nuk qe interesi i ndjenjave të këtij. Nuk e di cila është mënyra e duhur për ta kuptuar,” tha modelja.

Ktij zhgënjimi të saj këngëtari iu përgjigj duke thënë se nuk ishte momenti për ta përqafuar pasi ajo darkë ishte vetëm për tu sqaruar.

“Nuk kanë qenë momentet që të përqafohemi. Për mua kjo darkë ka vlejtur shumë që t’i sqarojmë të gjitha gjërat. Ka qenë që të sqarohemi. Të kërkoj falje për përqafimin, po nuk ka qenë momenti. Po dua të lë çdo gjë që të rrjedhë.”

Kujtojmë që së fundmi gjatë një bisede me banorët e tjerë, Xheneta ka bërë një deklaratë teksa është shprehur se momentalisht ajo nuk ndjen dashuri për Gjestin por vetëm  një tërheqje fizike.

“Mua nuk më intereson dashuria e tij (Gjestit) mua më intereson se si sillet me mua. Nuk e kam dashtë kurrë dhe nuk i kam thënë kurrë të dua. Kam pas pëlqim për të, mundesh me fjetë me dikë edhe nëse ke veç tërheqje fizike”, është shprehur Xheneta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al