Gazetarja Ilnisa Agolli i ka habitur të gjithë me një deklaratë për Romeo Veshaj në shtëpinë e “BBVIP”.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë banorja e cila teksa po bisedonte me Roza Latin, ajo është shprehur se dëshiron ta varë Romeon.
“Unë Romeon dua ta var tani. Dua ta var, e kupton”, i tha ajo Rozës.
Kaq ka mjaftuar që komentuesit të reagojnë ashpër ndaj Ilnisës e cila ka përdorur fjalë “këcenuese” ndaj aktorit në një spektakël televiziv, i cili shikohet nga të gjitha moshat.
Megjithatë nuk dihet nëse do të ketë një zarf të zi për Ilnisën apo jo.
Kujtojmë që pas krisjes së miqësisë të Romeos me Meriton Mjekiqin, e dashura e këtij të fundit Ilnisa nuk ka pasur marrëdhënie të mira me aktorin, ku nuk kanë munguar as debatet mes tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al