10 Mars, 2022

“Dua të jetoj në Shqipëri”/ Kush është 9-vjeçarja që ‘çoi peshë’ protestën, lidhja me ish-presidentin


Ditën e djeshme u mbajt edhe protesta për uljen e çmimit të karburantit. Mes protestuesve kishte edhe fëmijë, që u shndërruar në simbolin e protestës. Madje njëra prej tyre nuk ngurroi të rrëmbente mikrofonin dhe të fliste përpara të pranishmëve.

“Unë doja të thoja se unë dua të jetoj në Shqipëri, por unë nuk mund të jetoj në Shqipëri kur ajo bëhet vend kaq i shëmtuar”, u shpreh Flavia Topi duke u duartrokitur nga të gjithë protestuesit e tjerë. Por Flavia nuk është një emër i panjohur në vendin tonë, ku ndonëse në moshë të re, ajo tashmë është shndërruar në një vogëlushe shumë të ndjekur dhe të dashur për publikun.

Fladia Topi është mbesa e Flamur Topi, vëllait të ish-presidentit Bamir Topi, dhe në rrjetet sociale, ajo është shumë e ndjekur ku së bashku me nënën e saj realizojnë foto dhe video duke kënduar dhe kërcyer. Edhe pse e vogël në moshë, ajo ka tentuar edhe muzikën, duke premtuar një karrierë edhe në art. Por duket se deri atëherë Fladia do të vijë rrugëtimin e saj edhe në kauza sociale.

 

 

youtube.com/watch?v=uBTKE-BEWac

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al