2 Maj, 2021

“Dua të kem dy vajza”- Këngëtarja rrëfehet për jetën private dhe karrierën muzikore: Dashuria e publikut, gjëja më e mirë në punën time


Ka disa vite që është aktive në skenën shqiptare dhe ka realizuar shumë projekte muzikore e disa prej tyre edhe në duete.

Bruna Smulja, një këngëtare shumë atraktive, vjen në një intervistë flet më shumë rreth vetes dhe karrierës së saj muzikore duke zbuluar disa të pathëna.

Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Ka një vend shumë të rëndësishëm në jetën time, është pjesë e pandashme e imja.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Po, gjithmonë.

Hiti yt i preferuar?

Ka disa, nuk po përmend emra dhe tituj kënge.

Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Po, është e vërtetë, po punoj për këngë të reja, po deri në momentin që të jenë gati nuk mund të flas më shumë.

Mendon se ua rrëmbeve zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?

Mendoj që po, jo nuk kam menduar asnjëherë për një profesion tjetër.

Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?

Çfarë ndodh në punë mbetet në punë, jashtë saj nuk mendoj asgjë përveç familjes sime.

Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit?

Po, më pëlqen të gatuaj, po duke marrë parasysh angazhimet e mia nuk më mjafton koha të gatuaj gjithmonë vetë.

Receta e preferuar?

Frutat e detit.

Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Australia.

Hera e fundit kur ke qenë në pushime?

Verën e kaluar.

Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?

Duartrokitjet e publikut dhe këndimi i publikut bashkë me mua, është gjëja më e bukur në punën time.

I keni qejf fëmijët?

Po, shumë.

Doni një familje të madhe?

Më pëlqen familja e madhe, por unë preferoj të kem dy fëmijë (dy vajza).

Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?

Të jem e drejtë, e vendosur dhe të luftoj për gjërat që dua.

Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?

Të rri shtrirë gjithë ditën, mundësisht të mos zgjohem fare nga shtrati (qesh).

Libri i fundit që ke lexuar?

Një mijë e një net.

Hera e fundit që ke qeshur aq shumë, sa të kanë dalë lot?

Ka pas shumë raste të tilla, por mund të veçoj të qeshurat e pafundme pranë njerëzve të mi të zemrës.

Projektet që ju presin?

Janë disa dhe pres të dalin së shpejti.

/Panoramaplus.al/ Nga Blerand Rexhepi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al