22 Qershor, 2022

“Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision”- Anxhela Peristeri sqaron deklaratën! Këngëtarja flet për jetën e saj private: Po të jem beqare…


Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri, ka sqaruar deklaratën e dhënë pak ditë më parë se ka dëshirë që të përfaqësojë Greqinë në Eurovizion.

Në intervistën e dhënë më herët këngëtarja tha se “nëse do zgjidhte do të prezantonte vetëm Greqinë në Eurovision”, megjithatë së fundmi ajo i ka cilësuar lajmet që qarkulluan pas kësaj deklarate si “të pavërteta.” Duke folur për “Abc e Pasdites”, Anxhela Peristeri mohoi të ketë marrë ndonjë fetsë për të përfaqësuar Greqinë në Eurovizion, po nuk kanë munguar ‘ftesat’ nga fansat e saj grekë.

“Unë nuk kam pasur kurrë një ofertë që të përfaqësoj Greqinë në Eurovizion. Kam pasur shumë mesahe nga grekët që kam në Instagram. Pas lajmit jo të vërtetë më shkruajtën ndjekës nga Greqia ‘hajde na përfaqëso’, por këto janë kërkesa fansash.”– tha këngëtarja.

Gjatë intervistës u lexuan në studio edhe disa nga komentet të bëra në YouTube për këngën e saj të fundit “Adrenalina.”

Në një nga komentet dikush e pyet Anxhelën nëse është martuar.

“U martove? A mund të martohemi bashkë?”- ishte pyetja e komentuesit, i cili përsëri nuk mori një përgjigje të qartë nga këngëtarja, pasi ajo tregoi përsëri se nuk preferon të zbulojë asgjë rreth jetës private.

“Siç është e ditur gjithmonë unë jetën private kam preferuar që ta ,baj provate kështu që nuk do të ndryshoj mendim tani. Por sido që të jetë, po të jem martuar, me trashëgime. Po të jem beqare, propozimet le të vazhdojnë në inbox”- tha duke qeshur Anxhela.

Duke u rikthyer përsëri tek Eurovision, festival ku Anxhela përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Karma”, ajo tregoi nëse do të rikthehej përsëri.

“Në qoftë se do të rikthesha sërish në Eurovizion, do të rikthehesha përsëri me një balad. Nuk do të rikthehesha me një kengë ritmike. Sepse do doja që në ato skena aq shumë të mëdha të shpalosja vërtet talentin që kam dhe siç të gjithë e dinë, unë e kam më shumë shpirtin tek baladat dhe mendoj që i interpretoj shumë, shumë më mirë se këngët ritmike.”– tregoi këngëtarja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al