25 Tetor, 2024

“Dua të punësoj njerëz me aftësi të kufizuara”- Personazhi i BBK tregon ëndrrën e tij më të madhe: Nëse fitoj çmimin e madh do të…


Burim Vatovci, është një ndër banorët  e Big Brother VIP Kosova 3. Së fundmi, ai ka treguar për ëndrrën e madhe e tij, në rast se fiton çmimin e madh prej 200 mijë eurove.

Gjatë një bisede me Anën, ai tha se dëshiron të hapë një restorant për të punësuar vetëm persona me nevoja të veçanta.

Ai tha se dëshiron që restoranti të jetë vetëm për personat shtatëshkurtër si ai duke filluar që nga puntorët e deri tek klientët.

Çka kisha bërë shkurt e shqip me hap një restorant timin me kanë me karrige të vogla”, tha Burimi.

Kamerierët me qenë si unë shtatshkurtër , restoranti me qenë prej njerëzve të vogël punëtorë, me punu edhe persona me aftësi të kufizuar”.

Këtë punë e ka bërë edhe babai im, ton jetën u mundu çdo njeri shtatshkurtë që u afru në shoqatën e tij me i shti në punë, disa punojnë në postë e disa në polici”, deklaroi ai ndër të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al