16 Maj, 2022

Dubai Porta Potty/ “Mos kini frikë të vini sa të jetë El Sheik baba Fisnik!” Ish-partneri ironizon Fjolla Morinën?


Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morinës, biznesmeni Fisnik Syla, duket se e ka ironizuar atë në rrjetet sociale. Të paktën kështu po interpretohet një postim i fundit i tij që lidhet me skandalin e Dubait.

Fisniku udhëton herë pas here drejt Dubait, nga ku poston foto të ndryshme. Në “Instastory” ai ka publikuar një video ku shfaqet i veshur si sheik, por vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ai ka vendosur në të. “Mos kini frikë me ardhë në Dubai sa të jetë El Sheik baba Fisnik. ‘Dubai Porta Potty’”, shkruan biznesimi në videon në fjalë, të cilin e shoqëron edhe me një emoji duke qeshur.

Duke qenë se Fjolla shkon shpesh në Dubai të shumta kanë qenë aludimet se ka shënjestruar Fjollën. Megjithatë mund të jetë një status ironik për skandalin e fundit të zbuluar.

Dubai Porta Potty

Në fillim të muajit filloi të hapet me shpejtësi një thashethem se kjo dukuri po ndodh në Dubai. “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.

Ndarja e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës

Para pak kohësh Fisniku konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Nga ana tjetër këngëtarja e ka ironizuar disa herë. Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar.

Lidhur me këto akuza Fisniku ka thënë : “Nuk kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra deklaratat e Fjollës dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë i thua shpirt, zemër, jetë por kur ndahesh nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq.”– u shpreh ai.

Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Fisniku është baba i dy fëmijëve, ashtu si Fjolla, e madje ish-bashkëshortja e tij akuzoj Fjollën se ka qenë ajo shkaku i ndarjes së tyre. Mirëpo, këto deklarata u mohuan asokohe nga vetë biznesmeni i cili tha se divorci kishte nisur prej kohësh.

Pas gati një viti ta martuar ai dhe këngëtarja i kanë dhënë fund lidhjes teksa ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ndarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al