30 Maj, 2022

‘Dubai Porta Potty’/ Psikologia flet për skandalin: Mos shkoni aq larg, marrëdhënie seksuale atipike ndodhin në hotelet e Tiranës


Skandali ‘Dubai Porta Potty’ vijon të jetë një temë e nxehtë jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në emisione televizive. Buja e këtij skandali ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë mbajtur një qëndrim lidhur me këtë fakt.

Ky skandal është risjellë në vëmendje në emisionin “Open” në News24, për shkak të bujës që mori edhe në Shqipëri. Psikologia Besarta Taçi, tha se këto akte kalojnë në sadomazokizëm, teksa tha se nuk është nevoja të shkohet “deri në Dubai”, pasi raste kur femrat, në këmbim të pagesës, pranojnë të kryejnë akte atipike seksuale, ndodhin rëndomë edhe në Tiranë.

“Ekziston një agjensi në Dubai, që rekruton modele, influenser, aktore, pra personazhe që kanë ndikim në rrjetet sociale, dhe bëhet kontratë dhe thuhet që në këmbim të 30 mijë a më shumë eurove, do keni marrëdhënie që hyjnë në parafilitë.

Parafilitë janë përjetimet e seksualitit  në formë individuale që prekin në mënyra të ndryshme. Kur këto vajza që shkojnë në Dubai, dimë që përfshihen në këto akte, koprofagji, urofili, pedofili, orgji e kështu me radhë.

Problematika qëndron që në momentin që ndodhesh në Dubai, të ndodh që situata shkon përtej prostitucionit, dhe ti s’ke shanse as ta denoncosh atë që kërkon sheiku, sepse është ilegale. Imagjinoni ambientin ku ndodh gjithë ky prostitucion.

Ajo që ndodh në këtë rast është që dinamika që kanë të bëjnë me poshtërimin e një individi tjetër, se dimë që ka qenë arsyeja ekonomike, por fakti që kjo vajzë është vetëvrarë, tregon se arsyeja që të çon drejt një akti atipik, ka të bëjë me sadomazokizëm, ku përmes poshtërimit, dhimbjes apo skllavërimit, flasim për një dinamikë që shkon përtej prostitucionit apo aktit seksual.

Edhe pse s’kemi nevojë të ikim deri në Dubai, sepse çrregullimet parafilike janë dhe në Tiranë, raste kur vajzat kryejmë marrëdhënie atipike, në hotelet e Tiranës dhe paguhen, ky është një realitet që e kemi këtu afër”, tha ajo.

Kujtojmë këtu që “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.

LEXO EDHE: 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al