Një situatë ‘funny’ ka ndodhur mes Luizt dhe Kiarës teksa ndodheshin në dhomën e gjumit.
Moderatorja dukej se e kishte tepruar pak me alkoolin dhe teksa të dy qëndronin të shtrirë në krevat, ajo po i kërkonte llogari këngëtarit për sjelljet e tij.
Në videon që po qarkullon në rrjet, Kiara i thotë Luizit që të sillet mirë me të pasi nuk dëshiron të dalë keq në sytë e të gjithëve. E pas këtyre fjalëve duket se këngëtari ka mbetur i habitur duke mos thënë asnjë fjalë.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Çke? Po të pi gjë ty unë? Çke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore
Luizi: Çfarë ke?
Kiara: Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton (qesh). Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiaran uk do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqertë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al