“U përdhunova, por duhej të mbroja nderin dhe reputacionin e familjes dhe kështu më detyruan të fejohesha dhe martohesha. U bënë takimi mes palëve, familjes time dhe të atij por në fund lidhja nuk u bë. Tentuan të më bënin një martesë të diktuar, por ai nuk pranoi dhe unë vendosa ta denoncoja A për përdhunim”. Kështu e nis rrëfimin e saj një vajzë emri i të cilës nis me E. 24-vjecare, bërë së fundi histori në mediat italiane.
Ajo tregon se me ndihmën e një psikologu e mori veten, edhe pse iu desh kohë e gjatë dhe shumë mund, e për trajtimet nuk kishte para.
Vajza 24 vjec ka dhënë dëshminë e saj në procesin kryesuar nga gjykatëse Caterina Lungaro, në Itali.
Ajo ka denoncuar shtetasin E, edhe ai shqiptar. Ajo tregon se kur ishte 18 vjec u përdhunua nga shqiptari me të cilin u njoh në Facebook dhe patën një lidhje të fshehtë nga familja.
“Një natë ai më përdhunoi, unë shkova në shtëpi i thashë vëllezërve”- trgon ajo në gjyq. “për atë kisha ndjenjë, por nuk patë një raport me dëshirë. I thashë motrës për gjithë këtë. Unë duhet të isha e virgjër për martesë, por nuk ndodhi kështu, edhe pse prisja që ai të vendoste për fejesë”- thotë ajo.
Djali më pas prishi cdo raport me të dhe ajo u ndje e mashtruar. Këtu historia vetëm sa nis, pasi problemi bëhet tashmë cështje e familjeve dhe përfundon në gjyq.
Me tej ne shkrimin e mediat italiane, teksa pershkruhet mentaliteti dhe flitet edhe per kanun, theksohet: “Një punëtor shqiptar që merrej me bujqësi dhe që jeton në Imperia me familjen e tij nuk ka hequr dorë dhe ka provuar çdo mënyrë për të arritur qëllimin e tij. Por kur e shikon vajzën e tij të futur në telashe situata ndryshon.
Sipas medias italiane, “i ati, pasi mësoi që vajza e tij E. ishte përdhunuar duke e marrë vesh këtë nga një seancë e mëparshme në gjykatë, pas tentativave per zgjidhje. ishte mbyllur në një dhomë për të menduar një zgjidhje të mundshme të problemit”.
Ne nje nga seancat e fundit, ne gjyq ishin nëna, babai, policet qe hetuan dhe mjeket qe kishin vizituar vajzen. Nena shpjegoi ne gjyq para akuzes, mbrojtjes dhe gjykatesit situaten, dhe çfarë kishte thënë vajza kur u kthye në shtëpi. Tani gjykata do të duhet të vendosë se si ta mbyllë çështjen përtej asaj që vendos ligji i Kanunit. Mesohet nderkohe se vajza eshte martuar ne Shqiperi me nje burre tjeter.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al