18 Mars, 2022

“Duhet të kenë një kuptim të madh”/ Bora Zemani zbulon se kujt ia dedikon tatuazhin me të rëndësishëm në trupin e saj


Konkurrenti i Për’Puthen, Kristi Stanga, ka treguar gjatë puntatës së sotme se ka tatuazh në trupin e tij fytyrën e këngëtares Dafina Zeqiri. Rrëfimi i tij hapi diskutim në studio, ku edhe moderatorja, Bora Zemani ka treguar detaje rreth tatuazheve që ka në trupin e saj.

Gjatë bisedës, konkurrenti shprehu se është paragjykuar në rrjetet sociale për shkak të tatuazhit që mban në krahun e tij, ndërsa në diskutim u përfshi edhe moderatorja e programit.

Bora Zemani tregoi se ka disa tatuazhe të vogla në trupin e saj, ku të gjithë kanë një kuptim për të. Ajo tregoi se tatuazhi që mban në dorë është i dedikuar djalit të saj Arborit.

Biseda:

Kristi: Kam tatuazh fytyrën e Dafina Zeqirit. Më ka pëlqyer si këngëtare, si personazh femëror dhe vendosa ta bëja. Kma tre vite që e kam bërë, ajo e di nëpërmjet rrjeteve sociale. Kam qenë i paragjykuar, kam marrë shumë mesazhe negative shumë paragjykime. Përderisa është trupi im, prindërit ma lejuan, s’kishte pse të kishte paragjykime. Nuk jam penduar.

Arjan Konomi: Vetëm të dashurat mos i bëni tatuazh.

Bora Zemani: Arjan ti ke tatuazh?

Arjan Konomi: Jo.

Mikela: Po ti Bora ke?

Bora Zemani: Kam tatuazhe por të gjitha me kuptim. Nuk paragjykoj asnjë që bën tatuazhe edhe gjëra të veçanta të bukura thjesht për të patur një kujtim në trupin e tyre. Por unë zgjedh që tatuazhet e mia ti kem të vogla por me një kuptim shumë të madh.

Mikela: A ke një tatuazh për Arborin?

Bora Zemani: Patjetër që kam.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al