Ish-banori i “Big Brother VIP”, Fation Kuqari ditën e sotme teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake UP” ka folur rreth eksperiecës së tij në këtë shtëpi.
Ai foli edhe për debatin mes Françeskës dhe Sara Gjordenit në këtë shtëpi, ku u shpreh se padyshim kjo e fundit do të përjashtohet nga shtëpia e “BBVIP” në mënyrë q ëtë bëhet mësim edhe për të gjithë banorët e tjerë.
“E kam parë shumë qartë gjënë edhe nuk ka lidhje fare me çështjen e Luiz Ejllit se Sara ka përdorur të drejtën si me forcë. Besoj se është diçka e gabuar. Sara mendoj ka shumë presion këto ditët e fundit, që kur kam qenë unë brenda. Mendo kur më shiti mua, më doli kundër pa pikë lidhje, sepse pa se unë po rritesha dhe nuk i pëlqeu. Sepse unë thashë se Riken e kam shumë shoqe. Ajo u mërzit dhe m’u hodh kundër. Sara nuk është gocë e keqe por më duket sikur e ka marrë situata, ka shumë tension. Nuk di si t’a bëjë lojën, ka bërë shumë gabim. Realisht mendoj se duhet të jetë një mësim i mirë për të gjithë ‘Big Brother’, të gjithë njerëzit që janë aty brenda sepse i kam parë në disa raste që po tentohet të shkohet në dhunë fizike, jo vetëm nga ana e Sarës por në disa raste të tjera. Sara do largohet padyshim, sepse Françeska nuk shkon kurrë te dhuna”, u shpreh Fation Kuqari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al