Bebe Rexha ka zbuluar ditën e sotme se ka marrë një surprizë të bukur që në mëngjes.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është takuar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe këtë ia ka treguar vetë të gjithë ndjekësve në Instagram.
Rexha publikoi një video, në të cilën shihet nën shoqërinë e Kryemadhit, teksa kanë dalë të konsumojnë mëngjesin bashkë.
“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes bashkë”,- dëgjohet duke thënë këngëtarja në video.
Në vitin 2017, gjatë një interviste, Monika zbuloi se çfarë lidhjeje kishte me Bebe Rexhën.
“Mamaja ime dhe babai i Bebes, janë kushërinj të parë, por jemi një familje që kemi shumë marrëdhënie të afërta, kemi kërcyer, kemi kënduar, kemi qenë në festa, kemi gatuar bashkë”, tha Monika.
Ajo tha që edhe Bebe është nga Dibra e Madhe, si Monika, por këngëtarja me emrin e vërtetë Bleta, ka lindur në Brooklyn, në New York.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al