9 Mars, 2022

Duke pirë verë në një shtëpi druri…Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino fotografohen në krahët e njëri-tjetrit


Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë padyshim një nga çiftet më të diskutuara të showbizit italian muajit e fundit. Kjo për arsyen se janë fotografuar shpesh bashkë, duke ndezur zërat për një rikthim ndonëse ata e kanë mohuar.

Megjithatë, duket se nuk ka më nevojë për asnjë pohim nga ana e tyre, pasi fotot e fundit të shkrepura nga paparacët dhe të publikuara nga “Chi” i thonë të gjitha. Rodriguez udhëtoi në Courmayeur për një projekt dhe De Martino iu bashkua menjëherë.

Çifti janë fotografuar në krahët e njëri-tjetrit, duke shijuar diellin me një gotë verë para në një shtëpi romantike druri në zemër të maleve.

Thashethemet për rikthimin e ish-çiftit nisën pasi modelja argjentinase i dha fund romancës me Antonino Spinalbese, me të cilin solli në jetë vajzën Luna Mari në maj 2021.

Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës dhe ata u ndanë përfundimisht, megjithatë asnjëri prej tyre nuk foli publikisht për fundin e lidhjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al