30 Korrik, 2018

Duket e pabesueshme, por mund të ngelni shtatzënë kur jeni shtatzënë, ja një rast


Të gjithë femrat e dinë se fertiliteti ndryshon shumë nga një grua te një tjetër. Disa mund të mbeten shtatzënë shumë lehtë, ndërsa të tjera janë të detyruara të ndjekin disa alternativa derisa të arrijnë rezultatin.

Disa femra mezi presin të mbeten shtatzënë e ka të tjera që e shmangin haptazi atë. Por lind pyetja: “A mund të mbesin femrat shtatzënë ndërkohë që ato janë shtatzënë?”.

E nëse jeni duke lexuar këtë artikull, menjëherë do të thoshit “çfarë?”. E nuk jeni të vetmit. Është një pyetje tronditëse dhe përgjigja është edhe më tronditëse.

Por nga kërkimet e bëra së fundmi rezulton se mund të ngelesh shtatzënë ndërkohë që je tashmë shtatzënë. Fenomeni njihet si superfetimi dhe është jashtëzakonisht i rrallë, por ndodh.

Është quajtur superfetimi dhe ndodh kur veza e një gruaje është fekonduar nga një spermë, ndërsa një vezë tjetër e fekonduar tashmë po rritet në mitër.

Connie Hedmark i cili është një obstetër nga Michigan, tha për BabyCentre: “Hormonet e shtatzënisë zakonisht mbyllin sistemin e një gruaje, duke e bërë të pamundur që të ndodhë ovulacioni gjatë shtatzënisë së saj”.

“Kjo është arsyeja pse superfetimi është kaq i jashtëzakonshëm”, ka shtuar ai.

Por pse ndodh një fenomen i tillë?

Askush nuk e di pse ndodh kjo, por disa besojnë se ndodh kur implantimi i embrionit vonohet që të parandalojë hormonet.

Mungesa e njohurive mbi këtë dukuri ndodh ndoshta për faktin sepse është shumë e rrallë. Studiuesit e superfetimit kanë identifikuar vetëm 10 raste të tilla.

Megjithatë, mund të ketë shumë më tepër raste me binjakët që kanë lindur, pasi ekspertët besojnë se fenomeni nuk është njohur mjaftueshëm.

E çfarë ndodh me fëmijët?

Të dy fëmijët lindin në të njëjtën kohë, pavarësisht se embrionet filluan të rriten në kohë të ndryshme. Fëmijët gjithashtu do të kenë madhësi dhe mosha të ndryshme.

Julia Grovenburg nga Arkansas është një grua që e ka përjetuar këtë fenomen. Ajo dhe burri i saj Todd ishin të dëshpëruar të kishin një fëmijë derisa Julia ngeli shtatzënë.

Megjithatë vetëm dy javë e gjysmë më vonë, ata krijuan një tjetër – shanset e të cilave janë miliona për një. Ajo lindi të dy fëmijët në të njëjtën kohë.

“Në 30 vitet e eksperiencës së mjekut tonë, ai kurrë nuk kishte parë një gjë të tillë. Askush nuk mund t’i përgjigjej pyetjes sime, madje as nuk dija se çfarë të pyesja. Asnjë nuk e kishte parë më para një shtatzëni të tillë. Por gjithçka u zhvillua mirë deri në fund”, ka thënë ajo për “Mirror Online” në vitin 2011.

Pas një shtatzënie stresuese, Julia solli në jetë dy fëmijë të shëndetshëm, Jillian dhe Hudson.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al