18 Shtator, 2017

DWM/ Replika mes Robertit e Fiorit: Ke kërcyer si në azil pleqsh


‘Dance with Me’ pati sonte natën e dytë debutuese ku personazhet publike performuan në skenë kërcimet  e tyre përfaqësuese.

 

Megjithatë edhe kjo natë e dytë u shoqërua me disa konflikte , si ai i Bertit dhe i Fiori Dardhës nuk mbeti me javën e kaluar, por pati një ristart edhe këtë herë.

 

Konflikti këtë herë lindi pasi Berti,  kërcimin e Fiorit dhe Iljardit e konsideroi si një kërcim në një azil pleqsh, por kaq u desh dhe Fiori nisi të replikonte: “Në fakt, është për të ardhur keq që shumë meshkuj veprojnë kështu si Berti, hiqen si të emancipuar dhe vijnë nga jashtë për ta bërë këtë, por në të vërtetë janë ca anadollakë që duan të mposhtin dhe të nënshtrojnë figurën femërore…” – tha Fiori.

Ndërsa Aliaj i tha se nuk ka asgjë personale me të dhe se ai flet në emër të fenomenit dhe jo të individit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al