22 Qershor, 2022

Dy djemtë e saj po bënin zhurmë, Kim Kardashian ndërpret intervistës/ Ja videoja që po bëhet virale


Kim Kardashian nuk hezitoi t’i bënte të ditur dy fëmijëve të saj në mes të intervistës se po dëgjoheshin shumë duke folur me zë të lartë.

Në intervistën e saj të fundit në ‘The Tonight Show’, ylli i Kardashians kishte marrë me vete dy djemtë e saj, Saint West, 6 vjeç, dhe Psalm West, 3 vjeç. Ndërsa Saint dhe Psalm ishin ulur pas kamerave, ata bënë një paraqitje të improvizuar dhe gazmore në TV pasi zërat e tyre u dëgjuan në sfond ndërsa Kim po bisedonte me prezantuesin Jimmy Fallon.

“Djema, a mund të ndaloni”, -u tha me shaka ajo. “Kjo është hera juaj e parë në punë me mua. Mund të ndaloni ju lutem?” Siç shpjegoi Kim, “Dy djemtë e mi janë këtu dhe i dëgjoj duke bërë kaq shumë zhurmë…Mos bëni rrëmujë. Hajde!”

Por, teksa themeluesja e SKIMS u përpoq të vazhdonte intervistën, dy djemtë duket se ishin mërzitur duke qëndruar pa folur. Kim ndaloi dhe u tha atyre: “Djema, seriozisht, ju duhet të ikni”.

Psalm duket se ishte më i zhurmshmi pasi u largua nga studi dhe shkoi në prapaskenë teksa Saint qëndroi duke parë të ëmën. Por dy djemtë e saj nuk janë të vetmit që ‘duan tu dëgjohet zëri’ pasi siç zbuloi Kim, North është shumë e talentuar. “Ajo repon, këndon. Ajo e di ‘We Don’t Talk About Bruno’  në 8 gjuhë. Kur takova Lin Manuel Miranda(kompozitorin) në Met Gala i thashë se ‘E dua dhe e urrej’ në të njëjtën kohë. Nuk mund ta dëgjoj më atë këngë.”- tha Kim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al