Moderatori Labinot Gashi sonte do t’i jap fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen me Qëndresa Bajramin. Njëherazi, kjo datë për moderatorin shqiptar do të bëhet edhe më e shenjtë pasi sot ka edhe ditëlindjen.
Duket që raportimet se do të jetë një dasmë madhështore, do të dalin të sakta pasi tashmë kanë filluar të dalin në pah disa surpriza.
Në llogarinë personale në Instagram, Labi ka publikuar një fotografi me Qëndresën teksa shihen me kostume të dasmës të përgatitur për sesion fotografik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al