23 Mars, 2021

“Dy gjëra për të festuar këtë javë!”- Rita Ora nuk e mbajti dot gëzimin vetëm për vete, ja sukseset e radhës së këngëtares


Pak ditë më parë, Rita ora u kritikua për përfshirjen e një qeni pitbull me veshë të prerë në videoklipin e këngës së saj më të re, “Bang”, e cila erdhi në bashkëpunim me Imanbek.

rita ora (3)

Megjithatë, kënga ka pasur shumë sukses në shumë pak kohë që nga momenti kur është publikuar në platformat e ndryshme muzikore.

rita ora (2)

Prandaj, këngëtarja shqiptare me famë botërore, publikoi sot në llogarinë e saj në Instagram dy foto të vetes të shkrepura gjatë realizimit të videoklipit të këngës, krah së cilave zbuloi se ka dy arsye të rëndësishme për të festuar këtë javë.

rita ora (1)

Dy gjëra për të festuar këtë javë! Kënga ime e dytë ‘How we do (party)’ bën 9 vite sot! Wow ky ishte një moment epik për mua në jetën time, më ndryshoi gjithçka përgjithmonë! Jam gjithmonë mirënjohëse për fansat e mi të bukur gjatë këtyre viteve! Dhe…

rita ora (6)

#BANG mbi 20 milionë dëgjime në ‘Spotify’! Nuk mund ta kisha bërë këtë gjë pa të gjithë ju! Cila këngë ju ka pëlqyer më shumë?”, shkroi Rita në postim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al