4 Mars, 2021

“Dy javë me Covid-19, pesë ditë helmim dhe…”- Ja ç’përgjigje i dha Nevina Shtylla ndjekësit që i komentoi peshën


Nevina Shtylla ka kaluar një periudhë të vështirë që pas infektimit me Covid-19.

nevina shtylla (8)

Moderatores iu desh të izolohej në shtëpi e fill pas kësaj, ajo mori edhe pushimet duke mos u kthyer më në ekran.

nevina shtylla (1)

Kohët e fundit, ndjekësit e saj në rrjete sociale kanë vënë re se ka rënë shumë nga pesha dhe madje njëri ia vuri në dukje.

nevina shtylla (6)

Nevina vendosi që këtë koment ta veçonte dhe ta publikonte në Instastory, duke dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm.

nevina shtylla (4)

Njerëz të mirë. Dy javë me Covid, pesë ditë helmim, shto dhe një javë tjetër ftohje të lehtë, besoj e kuptoni pse s’jam në formën time më të mirë dhe jam dobësuar.

Për fat, tani jam mirë me shëndet dhe po vazhdoj të kujdesem për veten. Kilet shkojnë e vijnë. Kujdesuni të keni shëndet të fortë se janë kohë të vështira këto që po jetojmë”, iu përgjigj ajo komentuesit.

nevina shtylla (5)

Pavarësisht mungesë së saj në ekran, Nevina është munduar të jetë aktive në rrjete sociale, për të komunikuar herë pas here me ndjekësit e saj.

nevina shtylla (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al