18 Shtator, 2017

Dy maska ideale për të eleminuar rrudhat përreth syve


Edhe në rini, mund të vërejmë krijimin dhe formimin e rrudhave, të cilat me kalimin e një periudhe të shkurtër kohore bëhen më të dukshme dhe më të thella. Këto rrudha përreth syve tregojnë për vitet që kemi. Maska për kujdesin e lëkurës përreth syve ka shumë, por disa prej tyre janë të mbushura me kimikate, që në fakt mund të kenë efekt të kundërt. Në vijim ju paraqesim disa receta për maska, që janë natyrale dhe nuk kanë efekte të dëmshme anësore,

 

GJALPË, ÇAJ NGA KAMOMILI DHE BLIRI

Kjo recetë është shumë e vjetër, por ka mbetur aktuale dhe shumë popullore deri më sot, e njihet si receta popullore me efekte. Përzieni një lugë të çajit bimë kamomili dhe të blirit i përzieni me 100 ml ujë. I vloni për disa minuta. E mbuloni dhe e lini të qëndrojë ashtu edhe për 15 minuta. E procedoni. Katër lugë të lëngut të fituar i përzieni me dy lugë gjalpë. Maskën e ftohur e ruani në frigorifer për së paku 4-5 ditë. Maskën e përdorni në mbrëmje, para gjumit. Pasi ta keni aplikuar, e shpëlani fytyrën në mëngjes.

MASKË NGA MJALTI

 

Preparat i përsosur në luftën kundër rrudhave përreth syve mund të jetë maska nga mjalti. Përzieni gjysmë lugë mjaltë të ngrohur me të verdhën e një veze dhe një lugë miell gruri. I përzieni mirë. Nëse maska duket tepër e trashë, mund t’ia shtoni pak qumësht. Maska aplikohet nën sy, për 10 minuta, jo më shumë. Pas kësaj, e shpëlani me ujë të ngrohtë, e më pas me ujë të ftohtë. Nëse dëshironi maskë më ndryshe, përdorni të verdhën e vezës, të cilën e lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al