23 Maj, 2022

Dy vite pas martesës, aktori i njohur turk do të bëhet baba për herë të parë


Çifti i aktoreve Gupse Özay dhe Barış Arduç, të cilët u njohën në xhirimet e filmit ‘Deliha’, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2020. 

Së fundmi në mediat turke po qarkullon lajmi se çifti janë në pritje të fëmijë së tyre të parë, dhe se Gupse Özay është 6 muajshe shtatzënë.

Pyetjeve të gazetarëve për ”beben” Arduç iu përgjigj ”të gjithë kanë dashuri për fëmijët. Ne duam fëmijë, por çdo gjë ka një kohë. Le t’i bëjmë gjërat fillimisht, pastaj do të synojmë të bëjmë fëmijë. Pse jo”- ka thënë Arduc pak kohë më parë, ndërsa edhe partnerja e tij ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë.

Nga ana tjetër, Barış Arduç tha: “Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time pasi u martova. Ne kemi shtatë vjet bashkë, martesa është bërë një gjë simbolike për ne. Asgjë nuk ka ndryshuar”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al