26 Qershor, 2021

“E adhuroj të dashurën time, por…”- 26-vjeçari lë një grua tjetër shtatzënë dhe tani i duhet të… Ja nga çfarë druhet ai


Rubrika “Dear Deidre” e “The Sun” sjell këtë herë historinë e një burri, i cili është shumë i dashuruar me partneren e tij, por ka lënë shtatzënë një vajzë tjetër.

tradhti (2)

Unë me të vërtetë dua të martohem me të dashurën time të mrekullueshme, por kam lënë një grua tjetër shtatzënë.

Unë kam qenë me të dashurën time për një vit dhe marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ajo është 27 vjeç dhe ka gjithçka që mund të dëshirosh tek një grua: e bukur, e mirë dhe e dashur. Prindërit e mi e duan atë pothuajse po aq sa unë.

Babai im tha që unë duhet të martohesha me të herën e parë që e takova. Dhe mendoj se patjetër që do ta bëj një ditë, kur të jem gati.

Problemi është se unë nuk jam ende gati. Unë jam vetëm 26 dhe shumë i ri për të ndërmarrë një hap kaq të madh.

Ka gjëra që unë dua të bëj akoma, si udhëtime, takime me njerëz, takime me gra të tjera, seks me gra të tjera. Do të kishte qenë më mirë nëse do të ishim takuar pas pesë vitesh.

Kështu që unë kam pasur disa takime për një natë dhe kur një grua 23-vjeçare më kontaktoi përmes mediave sociale, ne filluam të bisedojmë, e më pas unë pranova ta takoja.

Ajo ishte aq seksi, sa nuk i rezistova dot. U ndjeva keq që po gënjeja të dashurën time, kështu që hoqa dorë nga kjo grua dhe vendosa të përpiqesha të isha besnike.

Pastaj gruaja me të cilën kam shkuar më kontaktoi përsëri dhe më tha se ishte shtatzënë. Duhet të ketë ndodhur një herë kur nuk kemi përdorur mbrojtje.

Ajo dëshiron ta mbajë foshnjën por nuk dëshiron që unë të jem pjesë e jetës së saj, megjithëse pret që unë t’i jap para.

Nuk di çfarë të bëj. Nëse i them të dashurës time ajo do të shkatërrohet dhe jam i sigurt se do të më braktisë.

Por nëse nuk e bëj, si do ta shpjegoj se ku më shkojnë paratë çdo muaj? Dhe çfarë do të ndodhë nëse fëmija im dëshiron të më takojë?

Tani nuk mund të fle nga shqetësimi dhe e dashura ime e di që diçka po ndodh. Çfarë duhet të bëj?”.

“Dear Deidre” thotë:

Ju rrezikoni të humbni të dashurën tuaj, dhe kam frikë se nuk keni askënd për të fajësuar përveç vetes tuaj. E dashura juaj ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh, veçanërisht nëse do të ketë një fëmijë.

Nëse ajo qëndron apo jo me ju do të jetë vendimi i saj. Ju thoni se e doni dhe shpresoni të martoheni me të një ditë, por përse vazhdoni të tradhtoni?

E dashura juaj meriton të jetë me dikë që mund t’i besojë. Ju gjithashtu po e vendosni atë në rrezik të infeksioneve seksualisht të transmetueshme duke kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura me gra të tjera.

Nëse e dashura juaj dëshiron që marrëdhënia të funksionojë, disa këshillime së bashku tek një terapist çiftesh mund të bëjë punë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al