30 Nëntor, 2017

E akuzoi Bombajn për përdhunim , ja çfarë rrëfen bashkëshortja e Leonardit për Ajsi Xhaxhajn


Për të gjithë është e njohur historia e Ajsi  Xhaxhaj, pjesë e ‘’Kripmjaltëzave’’ e cila vite më parë e akuzoi Leonard Bombajn ideatorin e këtij show televiziv se kishte abuzuar seksualisht me të. Lajmi u lakua për një kohë të gjatë në media dhe sigurisht nuk kaloi pa u ndjerë dhe pa dhënë efekte edhe tek protagonistët .

Si rrallë herë Nardi dhe bashkëshortja e tij Alda të ftuar këtë pasdite tek ‘’Rudina’’ kanë folur se si e kanë përjetuar përhapjen e një lajmi të tillë kohë më parë. Alda ka treguar se në atë kohë ishte shtatzënë. Ajo tregon se ata kishin investuar shumë mirësi dhe dashuri tek Ajsi, por ajo i zhgënjeu, ndërsa Leonardi lidhur me këtë situatë është shprehur: “E kapërceva brenda 24 orëve. Ishte një histori që rrëfehet shkurt: etja e madhe për të qenë dikushi, për të qenë i famshëm, që përfshinë edhe një adoleshente. Por unë vazhdova, pavarësisht kërcënimeve të shumta që kam marrë, unë dola tek vetja ime”, tregoi ai… “Ishte rreziku i famës që po ikte. Unë e kuptova se frika i faturohej Leonardit, por këto janë historira të vjetra. Ndoshta duhet të kisha qenë më vigjilent, ndërsa të tjerët kishin filluar një jetë të dyfishtë.”- përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al