8 Maj, 2021

E akuzuan se qau për vëmendje, Mevlan Shaba i përgjigjet një herë e mirë të gjithë ndjekësve në rrjete sociale


Ditën e djeshme, surpriza e nënës së Mevlan Shabës për të birin, i bëri të gjithë në studion e “Për’puthen” të qanin.

mevlan shaba (1)

Nëpërmjet një videoje, e ëma e konkurrentit tha se djali i saj ishte shumë i vogël kur udhëtoi jashtë vendit, por rrethanat e vështira të jetës e kishin detyruar.

Mirëpo, disa ndjekës në rrjete sociale e kanë akuzuar atë se nuk ka qarë me të vërtetë, por se e gjitha ka qenë një skenar për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Këto fjalë nuk i ka përtypur dot, prandaj Mevlani zgjodhi të reagojë me anë të një postimi në Instastory, ku shkroi:

Nuk derdh lot për ndjekës dhe nuk derdh lot për nënën time për famë. Ato lot i kam derdhur me shpirt siç mund t’i derdhë çdokush nga ju për nënën tuaj.

Më prekën fjalët e nënës time dhe më prekën kujtimet e familjes time më ato momente. Ja, i vetmi që fama s’më ka ndryshuar në asnjë moment dhe s’do më ndryshojë kurrën e kurrës.

Ndaj, o njerëz, mos gjykoni dhe ofendoni njerëzit sipas dëshirës suaj. Gjithsesi respekte”, shkroi konkurrenti.

mevlan shaba (2)

Meblani dhe Ledjana Prenga janë deklaruar për njëri-tjetrin në program dhe nëna e Shabës u shpreh për konkurrenten se është një vajzë e edukuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al