5 Shtator, 2017

E ardhmja televizive e Sonila Meços ?! Gazetarja tregon mbi të vërtetën


Me fillimin e sezonit të ri televiziv vijnë edhe ndryshimet e formateve, emisionet e reja apo edhe e ashtuquajtura merkatoja e gazetarëve dhe e moderatorëve. Së fundmi kanë qarkulluar fjalë se në këtë sezon gazetaren e njohur Sonila Meço do ta shohim në televizionin “Ora News”. Madje thuhet se ajo do të zëvendësojë moderatoren Anjola Hamzai.Por sa i vërtetë është ky lajm? Blitz.al ka kontaktuar me vetë gazetaren e njohur e cila ka sqaruar një herë e mirë këto lajme.

“Kam pasur shumë oferta nga disa media të ndryshme, por nuk kam pranuar asnjë prej tyre”,- ka thënë Sonila për Blitz.al.Sonila ka qëndruar larg vëmendjes mediatike që prej mbylljes së televizionit “Agon Channel”, madje duket se edhe këtë sezon gazetarja ka vendosur të pushojë.ër momentin ajo na lë të kuptojmë se nuk dëshiron që të jetë sërish pjesë në ndonjë media ose ndoshta po merr kohën e mjaftueshme për të vendosur e bindur se nga dëshiron të rinisë. /Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al