29 Maj, 2024

“E bëre shumë mirë”/ Heidi Baci ndan momente romantike me Romeon! Ish-banorja e shtrirë në shtrat dhe aktori duke…


Heidi Baci dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund aludimeve se nuk janë më bashkë, pasi aktori nuk e shoqëroi të dashurën e tij në festën pas përfundimit të BBV, si edhe mungoi në post Big Brother.

Ka qenë Heidi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka ndarë momente nda dhoma e tyre e gjumit, teksa Romeo i bie pianos.

“Je shumë i mirë! E bërë shumë mirë”, dëgjohet t’i thitë ajo Romeos, ndërsa ky i fundit u shpreh se “e bëra keq, do e bëj edhe njëherë”.

Kujtojmë që Romeo u pa dukshëm i mërzitur pasi la shtëpinë në një nominim kokë më kokë me fituesen e këtij edicioni, Egla Ceno, duke humbur mundësinë për të qenë në podin e fundit dhe më pas për ta fituar.

Pasi la shtëpinë dhe hyri në studio, aktori bëri 3 falenderime, ku ndër to asnjë nuk ishte për produksionin e Top Channel dhe më pas u largua nga studio, duke mos pritur fundin e spektaklit, duke ngritur aludime për hatërmbetje.

Romeo gjithashtu mungoi dhe në festën e zhvilluar pas përfundimit të spekaklit dhe në post Big Brother VIP, ku ishin shumica e banorëve.

Moderatori Ledion Liço u shpreh se nuk i di arsyet, ‘por ndoshta do i mësojmë rrugës’.

Ai tha se Romeo nuk është përgjigjur ftesës për të marrë pjesë.

“Nuk i është përgjigjur ftesës Romeo Veshaj, arsyet nuk i dimi, ndoshta do i mësojmë rrugës”-tha moderatori Ledjon Liço.

Nga fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale shumica e banorëve kanë qenë të pranishëm në festë, ndërsa u vu re mungesa e Romeo.

Ndërkohë e dashura aktorit, Heidi Baci ka qenë e pranishme në festë dhe u shoqërua nga “kunata” e saj Bora Zemani.

Heidi ka zgjedhur të qëndrojë me disa nga ish-banorët, mes tyre edhe Julian Dedën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al