25 Prill, 2022

E bija e futbollistit të njohur/ Si duket sot vajza më e bukur në botë


Para gati 15 vitesh, Thylane Blondeau u shpall vajza më e bukur në botë. E sot, ndonëse ajo ka ndryshuar, vijon ta mbajë ‘fronin’.

Duket se pas fotografisë së famshme, Thylane e vijoi karrierën e saj si modele, vetëm se tani është bërë pjesë e markave prestigjoze si L’Oréal dhe Dolce & Gabbana. Bukuroshja me sytë blu është e bija e ish-futbollistit Patrick Blondeau.

Aktualisht ajo ka lançuar edhe brandin e saj të veshjeve, të quajtur “Heaven May”. E për një bukuroshe, do të duhej edhe një ‘princ i kaltër’. Partneri i saj është Benjamin Attal, një biznesmen mode shumë i famshëm në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al