15 Prill, 2022

E bujshme/ Rihanna dhe A$AP Rocky ndahen pak para se të bëhen prindër, shkak tradhtia me stilisten dhe shoqen e këngëtares


Bota e showbizit po vlon sot nga një lajm i bujshëm. Marrëdhënia e dashurisë mes Rihanna dhe Rakim Nakache Mayers, i njohur me emrin e tij artistik A$AP Rocky, mund të ketë marrë fund.

Teksa presin të vijë në jetë fëmija e tyre të parë dhe pas gati një viti e gjysmë që kur bënë publike lidhjen, në Internet po qarkullon një lajm se artisti ka tradhtuar Rihanën.

Ishte Louis Pisano, një influencues, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ai që ka ndezur rrjetet sociale. “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një status në llogarinë e tij @LOUIS_VIA_ROMA.

Në pak minuta statusi i tij, i cili gjithashtu thekson se tradhtia ndodhi gjatë Javës së Modës në Paris, arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe retweet-et arritën në mbi 2400.

 

Shumë fansa të 34-vjeçares nga Barbados janë të mendimit se partneri i saj nuk mund të ketë bërë një veprim të tillë. Duke parë llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, Rihanna dhe Rocky të dy ende ndjekin njëri-tjetrin.

Lajmi vjen pak ditë pas publikimit të setit fotografik të Rihanna-s për revistën Vogue, ku ajo tregoi për shtatzëninë e saj. Edhe pse ende nuk ka një burim zyrtar që konfirmon apo mohon deklaratën e Louis Pisanos,  ai thekson se Rihanna dhe Amina ishin aq shoqe, saqë jo vetëm takoheshin shpesh por Amina ishte edhe një bashkëpunëtore markës së Rihannës Fenty.

Njerëz të tjerë vunë në dukje se Rihanna aktualisht nuk e ndjek më stilisten në Instagram, apo ndoshta nuk e ka ndjekur asnjëherë. Megjithatë, Rihanna nuk ndjek shumë njerëz, kështu që është e paqartë.

Kush është Amina Muaddi?

Muaddi është një stiliste këpucësh jordaneze-rumune, e cila ka veshur Kim Kardashian, Kylie Jenner, Bella dhe Gigi Hadid etj.  Në vitin 2013, bashkëthemeloi labelin e saj, Oscar Tiye, por më parë ajo punoi si asistente stiliste për Conde Nast, Vogue Italy, L’Uomo, Vogue dhe GQ Magazine në New York.

Në vitin 2017, Muaddi u largua nga Oscar Tiye dhe në vitin 2018 ajo u punësua nga Rihanna për të dizajnuar këpucë për markën Fenty të këngëtares, me koleksionin e tyre të parë së bashku të lançuar në vitin 2020. Në dhjetor 2020, Muaddi gjithashtu bashkëpunoi me Rocky në një koleksion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al