7 Mars, 2022

E dashura e Putin po fshihet në një shtëpi private në Zvicër së bashku me katër fëmijët e tyre


E dashura e Vladimir Putin,  dyshohet se fshihet në një shtëpi private në Zvicër së bashku me katër fëmijët e tyre të vegjël.

Gjimnastja, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, raportohet se ka 4 fëmijë me Presidentin Putin.

38 vjeçarja dhe Putin mendohet se kanë 2 djem dhe dy vajza binjake 7-vjeçare, të cilët kanë pasaportë zvicerane.

“Teksa Putin vret njerëz të pafajshëm në Ukrainë, familja e tij është strehuar në një shtëpi private dhe të sigurt në Zvicër”, tha një burim për Page Six.

Romanca mes atletes dhe presidentit rus u përfol për herë të parë në vitin 2008. Në vitin 2015 raportohet se ishte shtatzënë me liderin rus.

Kabaeva ka marrë 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.

alina kabaeva1 alina kabaeva putin kabeva putin kabaeva1 putin kabaeva3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al