9 Mars, 2022

E dashura e re e Kanye West, kopjon përsëri Kim Kardashian në fotot e saj të fundit


E dashura e re e Kanye West, Chaney Jones, mesa duket është frymëzuar përsëri nga Kim Kardashian në postimin e saj të fundit në “Instagram”.

Chaney dukej shumë provokuese me bikini të zeza, teksa ka pozuar në një lagunë, vënd i cilli duket pothuajse identik me fotot e njëjta të bëra nga Kim vitin e kaluar. Fotot tregojnë modelen duke dalë nga uji ndërsa rregullon bikinit e saj.

Robabanjot i nxjerrin dukshëm format seksi të modeles teksa ka pozuar për kamerën.

Sozia e yllit të “KUWTK” dhe krijuesi i hitit ‘Donda’ janë parë së bashku që nga fillim të muajt shkurti.

Është ende e paqartë nëse reperi filloi të takohej me Jones në të njëjtën kohë kur ishte i lidhur me aktoren Julia Fox, me të cilën u nda në fillim të këtij muaji pas një romance të shkurtër gjashtë-javore.

Të martën, Kanye postoi  në rjretet sociale një tjetër poezi të çuditshme në të cilën shkruante se ‘ishte vrarë’ dhe madje përmendte se ‘ish-bashkëshortja zotëronte shtëpinë e familjes në mes të divorcit të tyre’. Tekstin e titulloi ‘I vdekur’, ku i referohet shumë nga betejat e tij të fundit që e lanë të vdekur, por nuk e kuptoi deri më tani.

@PanoramaPlus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al