29 Gusht, 2021

E dashura miss e djalit të Jozefina Topalllit, lidh kontratën e fuqishme me Serinë A dhe zbulon sekretin: Kam shpirt …


Miss-i shqiptar Cindy Marina do të jetë prezantuesja e Serie A në Shqipëri dhe Kosovë.

Cindy Marina genar topalli (12)

Këtë lajm e ka dhënë vetë Cindy me anë të një postimi në rrjetin e saj social “Instagram”, ku ka shkruar: “Ndihem shumë e lumtur të ndaj me ju udhëtimin që po nisim së bashku….. si Ambasadore e Oversport, do të kem privilegjin të prezantoj Serie A dhe sportet e tjera përgjatë sezoneve 2021-2024. Për herë të parë do të sjellim atmosferën e stadiumeve të Serie A në shtëpitë tuaja. Shqipëria dhe Kosova do të kenë zërin e tyre live në kampionatin më të mirë Europian!”.

Cindy Marina genar topalli (17)

Kujtojmë që Cindy, në vitin 2019 u shpall “Miss Universe Albania”, ndërkohë ajo është edhe pasuesja titullare më e re e kombëtares së volejbollit shqiptar të femrave, ku ka debutuar që në moshën 17-vjeçare.

Cindy Marina genar topalli (9)

E përsa i përket jetës private, ajo flitet se është në një lidhje me djalin e ish-Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, Genarin, me të cilin u fotografuan duke pushuar në Vlorë.

genar topalli

Po kush është Cindy dhe disa sekrete të saj në lidhje me pushtetin e bukurisë dhe dashurinë, i ka rrëfyer në një intervistë të saj për “Panorama Plus”.

genar topalli5

Cindy Marina erdhi në jetë kur Cindy Crawford ishte në kulmin e karrierës, ndaj nunët e saj vendosën ta pagëzonin me këtë emër që fati i “yllit” ta ndiqte gjithë jetën.

genar topalli7

Sot është 23 vjeçe dhe fitoi kurorën e “Miss Universe Albania” për të përfaqësuar Shqipërinë në garën ndërkombëtare në Kore. Për volejbollisten shkodrane të Kombëtares shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkroi edhe “Los Angeles Times”, duke e bërë publikun ndërkombëtar të kthejë sytë nga ajo.

Cindy Marina genar topalli (20)

Po si e rrëfen veten përtej bukurisë së Princeshës që beson te Princi i kaltër. “Unë, edhe pse jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kam lidhje të forta me Shqipërinë, sepse ky është viti i katërt që unë përfaqësoj denjësisht fanellën e Kombëtares së Volejbollit kuqezi. Dashurinë dhe lidhjen me Shqipërinë e kam falë gjakut dhe prindërve të mi të mrekullueshëm. Më parë unë isha një spektatore e thjeshtë e ‘Miss Universe’ dhe dëshira për të njohur më shumë vetveten dhe ndoshta edhe një sfidë e imja në skenën e madhe do të ishte eksperiencë në vetvete. Fitorja pa diskutim ishte shpërblim i angazhimit tim total për të bërë më të mirën time, ndihmuar nga mbështetja shumë e madhe që më dhanë familja, të afërmit dhe sporti. U ndjeva shumë e lumtur për një titull kaq prestigjioz”, tha ajo.

Cindy Marina genar topalli (23)

Pyetjes nëse e ka ndihmuar në sukses fiziku i sportistes, i përgjigjet: “Mendoj se fiziku duhet të jetë faktor në përzgjedhjen e një Miss-i, por unë besoj se kam bërë më të mirën time në këtë kompeticion, dhe sido që të ishte rezultati, unë do të ikja me mendimin se kisha fituar shumë eksperiencë dhe konfidencë, që mund të më shërbente kudo në jetë”.

Cindy Marina genar topalli (21)

Por cfarë shpirti fshihet pas karakterit luftarak, buzëqeshjes së bukur dhe natyrës së qetë në të njëjtën kohë? “Shpirti garues dhe besimi deri në fund për fitoren”, tha ajo.

Cindy Marina genar topalli (1)

Të marrësh pjesë në një konkurs bukurie ku spikat eleganca, sot kur vajzat bëjnë garë me format e rrumbullakosura në rrjetet sociale, mendon ajo se është e duhura? “Unë mendoj se gjithsecili prej nesh duhet të jetë i kënaqur me vetveten, por gjithashtu mendoj se çdo konkurs duhet të përcjellë mesazhe pozitive”.

Cindy Marina genar topalli (8)

Pyetjes si ndryshoi jeta jote pas fitores, ajo i përgjigjet: “Deri tani kam qenë shumë e ngarkuar me angazhime humanitare dhe intervista. Mesazhet që kam marrë, kanë qenë të gjitha shumë pozitive!”.

Cindy Marina genar topalli (6)

Po si duhet të jetë apo sillet një miss në kohët moderne që jetojmë… Sipas saj, një Miss duhet gjithmonë të jetë ambasadori më i mirë i paqes, dhe mbi të gjitha të jetë pasqyrë për rininë. “Unë jam mendjehapur për të ardhmem, por përfundimisht “College Degree” është i rëndësishëm.”

Cindy Marina genar topalli (7)

Si një princeshë që beson te Princi i kaltër, në lidhje me relativitetin e bukurisë ajo thotë: “Unë besoj se bukuria është relative dhe ne duhet të respektojmë shijet e gjithësecilit, por nga vetja ime nuk do të kisha ndryshuar asgjë sepse pastaj s’do të isha vetja”.

/Panoramaplus.al

Cindy Marina genar topalli (5)Cindy Marina genar topalli (11)Cindy Marina genar topalli (10)Cindy Marina genar topalli (4)Cindy Marina genar topalli (3)Cindy Marina genar topalli (2)Cindy Marina genar topalli (27)Cindy Marina genar topalli (26)Cindy Marina genar topalli (25)Cindy Marina genar topalli (24)Cindy Marina genar topalli (22)Cindy Marina genar topalli (19)Cindy Marina genar topalli (16)Cindy Marina genar topalli (15)Cindy Marina genar topalli (18)Cindy Marina genar topalli (14)Cindy Marina genar topalli (17)genar-topalli6genar-topalli4genar-topalligenar topalli7genar topalli5genar topalli4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al