2 Shkurt, 2018

“E dashura refuzon të kryej marrëdhënie me mua, më krahason me ish-in në një pikë delikate”


Një djalë i ri i ka shkruar psikologes së “The Sun” duke i kërkuar ndihmë për një “hall” që e ka zënë.

Ai i ka treguar asaj se është i lidhur me një vajzë por kur vjen puna për intimitet ajo e ka refuzuar pas herës së parë.

nintchdbpict000374350337

Ja çfarë shkruan ai:

“Unë jam 20 vjeç dhe jam i lidhur prej disa muajsh me një vajzë 18 vjeçe. Në fillim lidhja po shkonte më së miri dhe ne ndiheshim mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por pasi fjetëm për herë të parë bashkë, herën tjetër që unë po e prisja ajo më refuzoi duke më thënë se nuk ndihej mirë me mua në seks.

Ajo madje arriti deri aty sa më tha se i dashuri i saj para meje kishte përmasa më të mëdha se të mijat.

Unë ndihem shumë keq se kjo nuk më ka ndodhur më parë… “

Përgjigjja e psikologes:

“Në fakt personit që duhet t’i vijë keq dhe të ndihet keq për fjalët që ka thënë ,është e dashura jote.

Duhet të jesh i sigurt se madhësia nuk ka rëndësi në shtrat, nëse di të jesh i kujdesshëm dhe i vëmendshëm ndaj kërkesave të partneres tënde.

Duket se problemi nuk qëndron tek ti, por tek vajza”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al