8 Shkurt, 2018

E denoncoi tre herë në polici por nuk iu përgjigjën, 27-vjeçari ther studenten në mes të rrugës


Një vrasje makabre ka tronditur pak ditë më parë Anglinë, pasi një 27-vjeçar masakroi për vdekje të dashurën e tij 23 vjeçe, Molly McLaren, duke e copëtuar 75 herë me thikë në një park në mes të ditës.

Por ndërsa ai ka marrë një dëmin 26 vite burg, një dëshmi nga ish-e dashura e tij i ka tronditur të gjithë duke vënë gishtin mbi drejtësinë.

Në një intervistë për “The Sun”, Alexandra Dale, është shprehur se kur i ka dhënë fund lidhjes me të, ai e ka torturuar dhe është përpjekur ta vrasë disa herë.

Vajza ka treguar se ka bërë tre kallëzime në polici por asnjëherë nuk është marrë seriozisht, duke e lënë të lirë vrasësin  Joshua Stimpson.

“Nëse policia do ta kishte ndaluar që pas denoncimeve të mija, sot ajo vajzë e shkretë do të ishte gjallë’, është shprehur ajo./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al