10 Maj, 2022

E dëshpëruar dhe e zhgënjyer/ Reagimi i Ronela Hajatit pasi nuk kaloi në finalen e Eurovision


“Nuk do e fitoj kurrë Eurovision. Mos e thoni më”-është shprehur Ronela Hajati disa herë gjatë kësaj periudhe. E nëse këtë e besonim, ajo që për shumë erdhi si e pabesueshme është skualifikimi i saj.

E sigurisht edhe për vet Ronelën. Pavarësisht mbështetjes së madhe që pati, gjë qu u reflektua në rrjetet sociale dhe YouTube ku është më e pëlqyera, Ronela nuk ia doli të prekte finalen.

Sikurse mund ta shihni në videon e mëposhtme, në momentin që u tha emri i fundit i finaslitit ajo ka reaguar e zhgënjyer me dëshpërimin që i lexohet qartë në fytyrë. Në një moment ajo ngre duar lart e jep një buzëqeshje të cunguar.

E njësoj ka reaguar edhe delegacioni që e shoqëronte.

 

Në rrjetet sociale njerëzit kanë shpërthyer në komente. 

Në faqen e Eurovision në Instagram me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.

Jo vetëm shqiptarët por edhe të huajit janë të mendimit se Ronela meritonte finalen dhe se organizatorët “ia kanë futur”.

“Drejtësi për Shqipërinë”/ “Ia futët Shqipërisë”/ “Shqipëria meritonte finalen”/ “Ku është Shqipëria”  janë komentet mbizotëruese në çdo postim dhe numërojnë me qindra pëlqime brenda pak minutash çka nënkpton se shumë njerëz janë dakord me këtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al