24 Mars, 2021

E dëshpëruar pas divorcit?! Kim Kardashian nuk ndal së buzëqeshuri para kamerave, tërheq vëmendje me veshjen seksi


Kim Kradashian është shfaqur shumë e lumtur teksa ecte në rrugë, pavarësisht kohës së vështirë që po kalon në jetën personale.

kim kardashian (2)

40-vjeçarja , e cila kërkoi divorcin nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West muajin e kaluar, dukej mahnitëse, e veshur me një palë pantallona të ngushta me printe gjarpri, të cilat i theksonin të pasmet bombastike, shkruan “Daily Mail”.

kim kardashian (9) kim kardashian (10)

Kim kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë gri, të cilën e kishte lidhur tek pjesa e belit për ta nxjerrë më shumë në pah atë.

kim kardashian (7)

Edhe pse bukuroshja u shfaq e buzëqeshur, nëna e saj tregoi disa ditë më parë, se Kim po kalon një kohë të vështirë, pas divorcit që erdhi mbas 7 vitesh martesë.

kim kardashian (8) kim kardashian (5)

Sipas burimeve, ajo është munduar disa herë që t’i bënte gjërat të funksiononin në këtë martesë, por humbi durimin dhe hoqi dorë përfundimisht nga Kanye.

kim kardashian (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al