Dy konkurrentët e Për’Puthen, Mevlan Shaba dhe Ifigjenia Dhedhes (Efi), kanë vendosur të ndërpresin njohjen e tyre.
Dyshja kanë pasur shumë takime gjatë qëndrimit të tyre në emsion, por ka qenë Mevlani ai i cili ka vendosur t’i japë fund njohjes me konkurrenten.
Gjatë një përballje në puntatën e sotme të “Për’Puthen Prime”, ai shpjegoi se nuk mendon që ajo ka pëlqim ndaj atij dhe për këtë arsye ka vendosur të tërhiqet. Nga ana tjetër Efi e quajti atë “frikacak” duke shtuar se ajo ka interes ndaj tij por do ta respektojë vendimin që ka marrë.
Biseda:
Efi: Shoh një djalë të interesuar për mua dhe mërzitet për çdo gjë. Nuk dua të kapesh se çfarë kam thënë tek dikush tjetër. Nëse nuk të pëlqen sjellja ime, është e drejta jote të marrësh vendim. Mevlani e di që ka qenë si fëmijë i llastuar që pëlqen t’i shkosh nga mbrapa. Vëmendjen më të madhe ty ta kam dhënë.
Mevlani: : Momentin që shoh dhe kur erdhi Samiu, menjëherë e ke thirr në takim dhe e ke thënë shpesh që nëse të tjerët nuk më mbushin, kam hapësirë për të dalë me të tjerë.
Efi: Nuk ndodhi çfokusimi me ardhjen e Samiut, por me veprimet e çdokujt. Unë nuk jam princeshë, nëse ky është mendimi yt më vjen keq. Në momentin që isha më tepër tek ty dhe Bledi, ka disa gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Nuk e dija që Samiu do kthehej. E kam cekur dhe në emision se më ka marrë malli.
Mevlani: : Domethënë nuk je takuar e nuk ke folur asnjëherë?
Efi: Jo.
Mevlani: Ndaç të dhembi, ndaç mos të dhembi, mendoj që po bën lojë, nuk ke asnjë pëlqim ndaj meje. Për të tjerët nuk më intereson se çfarë ke dhe kjo më ka bërë që njohjen tonë ta ndërpresim këtu. Nuk kam qejf të jepem pas një personi që nuk i intereson për mua.
Efi: Ok ti e di, nuk është e vërtetë. Je frikacak.
Mevlani: Jo nuk jam, po ndryshon shumë strategji. Mendoj që në mirë njohjen tonë ta ndërpresim këtu. Nuk kam qejf me u dhënë pas një persni që nuk i interesn për mua
Efi: Kjo nuk është e vërtetë fare.
Mevlani: Unë të pëlqej sinqerisht. Ti e di shumë mirë ta kam thënë edhe në sy. Nuk është lojë. Unë e kam pas pëlqimin real dhe nuk më ka ikur. Por nuk dua ta zgjas akoma sepse e di që do zhgënjehem nga ty. Nuk kam besim te ti sepse nuk besoj që ti ke pëlqim ndaj meje. Nuk është çështje frike. E kam në moshë të caktuar dhe arrij ta kuptoj kur njerëzit më pëlqejnë dhe s’më pëlqejnë.
Efi: Interes kam, pëlqim kam, por ajo është zgjedhja jote.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al