10 Shtator, 2024

E diagnostikuar me një sëmundje autoimune, lojtarja Amerikane nuk heq dorë nga tenisi! Nuk do ta besoni arsyen pse


Lojtarja e famshme e tenisit Venus Williams ka zbuluar së fundmi se do të vazhdojë të luajë tenis qe të ndalojë tek vetja fenomenin e plakjes. Për lojtaren Amerikane tu dukurit bukur në pamje është shumë e rëndësishme.

Williams ka fituar ka fituar pesë tituj “Grand Slam”  në Wimbledon që kur filloi karrierën e saj dhe dy në US Open.

42 vjeçarja e cila është konsideruar si një nga lojtaret në të mira të kohërave është shprehur se nuk ka në plan ta ndalojë këtë ritëm edhe pse ne 2011 ajo është diagnostikuar me një sëmundje autoimune siç është Sjögren.

Unë ngre pesha dhe notoj në një pishinë publike të përmasave olimpike pranë shtëpisë sime të rrethuar nga pisha në Florida. Unë jam duke u stërvitur, jo çdo ditë si më parë, por do të më duhet gjithmonë të jem në fushë. Është një mënyrë e mrekullueshme për të qëndruar në formë, për të djegur kalori dhe për të pasur këmbë dhe duar të shkëlqyera! Nëse doni të dukeni mirë, luani tenis. Nuk duket si punë por është rraskapitëse. “Do ta bëj këtë për sa kohë të kem fuqi. Nëse vazhdoj të luaj, shpresoj se procesi i plakjes nuk do të fillojë,” tha Venus sipas DilyMail.

E pyetur për sëmundjen lojtarja e tenisit u shpreh se në raste të rralla, komplikimet nga sindroma Sjogren mund të shkaktojnë infeksione të gjëndrave të pështymës, probleme me veshkat, ulçera ose pankreatit.

Ndër të tjera ajo tha për Harper’s Bazaar: “Kisha të gjitha llojet e simptomave, por kjo ishte shumë sfiduese si atlet. Kur përplasesh, shkon aq fort sa nuk mund të ngrihesh. Por prapë u ngrita, sepse duhej. Të shtrihesh në shtrat nuk është kënaqësi. Nuk ka asnjë zëvendësim për të qenë mirë. Më duhej të ndryshoja ritmin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al