E përfolur nga publiku dhe mediat, sidomos pasi u përjashtua nga lista e deputetëve në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli duket sikur është “dorëzuar” nga jeta e zhurmshme politike e kryeqytetit.
Tanimë pa angazhime politike, znj.Topalli ka vendosur tashmë të kalojë ndryshe ditët e saj dhe sidomos fundjavat. Ish-deputetja demokrate, bën pjesë në atë kastë të pakët njerëzish që nuk i braktisi kurrë trojet e saj, madje gjithmonë i ka mbrojtur me fanatizëm.
Ajo ka zgjedhur të relaksohet këtë fundjavë në afërsi të Shkodrës. Në një foto të publikuar në ‘Facebook’ ish- kryetarja e Parlamentit na tregon se fundjavën po e kalon në fshat. E veshur si shpeshherë me të zeza, elegante dhe e qeshur ndërsa është fotografuar në një lëndinë ku po kullot edhe një viç. Shumë origjinale
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al