5 Nëntor, 2017

E diela ndryshe e presidentit Meta, me çiklistët në mal


Presidenti Ilir Meta duket se ka preferuar që të kalojë një të diel të shpenguar dhe relaksuese. Ai shihet teksa ka dal maleve me biçikleta, së bashku me një grup të rinjsh, pasionante të sporteve ekstreme në një nga zonat malore pranë Tiranës.

Presidenti Meta kohët e fundit, eksploron natyrën shqiptare më shumë sesa më parë, ku angazhimet politike nuk e linin që të kishte ‘kohë të lirë’.

Kujtojmë se ndërkohë që Meta eksploronte zonat malore, gruaja e tij Monika mblodhi  Konventën Kombëtare të LSI-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al