29 Prill, 2022

“E doja…”/ Armina Mevlani zbulon çfarë “e detyroi” Bojken Lako të bënte kohë më parë (Foto)


Blogerja Armina Mevlani është bërë nostalgjike dhe ka ndarë disa foto të saj me ndjekësit në Instagram mes të cilave është edhe një foto e saj me flokët me ngjyrë blu.

Ajo shkruan se i lyente shpesh flokët në ngjyrë blu, për shkak se Bojken Lako i lyente gjithashtu duke shtuar se “e donte shumë” rrokerin shqiptar.

“Gjithashtu kisha shumë qejf të lyeja flokët ngjyrë blu, sepse e doja Bojken Lakon dhe edhe ai i lyente flokët e tij.”- shkruan blogerja krahas fotos së fëmijërisë.

Blogerja publikoi gjithashtu një tjetër foto me moderatoren Bieta Sulo. Ndonëse nuk e kanë zbuluar moshën, ato duken shumë të vogla dhe ndryshe teksa pozojnë ulur në një tryezë. Teksa Armina publikoi foton pa thënë asnjë detaj, ishte Bieta ajo që zbuloi se kanë lidhje familjare. “Uau ku e paske gjetur? Kujtime të hershme familjare”- shkroi ajo.(KLIKO)

Blogerja është e fejuar me Shkëlzen Berishën me të cilin është përfolur shumë për një martesë por deri tani nuk ka ndodhur për shkak të rrethanave të ndryshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al