Kiara Biasi, e dashura e sulmuesit italian të skuadrës së Valencias, Simone Zaza, ka postuar një mesazh në rrjetin social “Instagram” menjëherë pas sfidës ndaj Levantes ku u mbyll me barazimin 1-1.
Ky mesazh i postuar nga blogerja e njohur e modës thuhet se i drejtohet teknikut të skuadrës spanjolle, Marselino Garsia, i cili e ka aktivizuar sulmuesin Zaza vetëm 17 minuta gjatë ndeshjes.
Me sa duket, kjo gjë nuk i ka pëlqyer të dashurës së sulmuesit e cila ka shkruar se: “Nëse kërkon njerëz me karakter, duhet të jesh i aftë t’i menaxhosh ata dhe të pranosh kur nuk mundesh. Mbi të gjitha, kujto që një njeri që ka b…, i ka gjithmonë e s’ka pse t’i fshehë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al