5 Shtator, 2017

E frikshme, ja çfarë do të na survejojnë 24 orë në ditë!


Përfytyroni pak, sikur disa dekada më parë, do ju thoshin se të tjerë do të hapnin të gjithë letrat në postën tuaj, se në restorant do të regjistrohen çdo fjalë që thoni, apo që një punonjës supermarketi ku bënit pazar, do ju ndiqte hap pas hapi, kudo që të shkonit. Çfarë do të kishit menduar? Në botën online, e gjithë kjo është pranuar në mënyrë pasive prej nesh; ndoshta kur kjo formë vëzhgimi të hyjë në shtëpitë tona, do të fillojmë t’i kushtojmë më shumë vëmendje. Silicon Valley është një industri nxjerrëse, shkruan Ben Tarnoff në Guardian. Modeli i saj i biznesit, sigurisht, nuk është përqëndruar në nxjerrjen e naftës apo qymyrit, por në atë të të dhënave. Për hir të saktësisë, të dhënave tona personale: Sa herë që bëjmë një kërkim në Google dhe sa herë që bëjmë një të tillë në Facebook, lëmë prapa gjurmë dixhitale, të cilat përdoren për të “targetuar” reklamat më të mira që shohim kur lundrojmë rrjet.

 

Duke pasur parasysh rezultatet, nuk ka dyshim se ky është një model i suksesshëm biznesi: në 2016, Facebook dhe Google grumbulluan 71% të investimeve digjitale në SHBA (51.7 miliardë dollarë nga 72.5 gjithsej) , duke lënë vetëm thërrime për të gjithë operatorët e tjerë në këtë sektor. Pavarësisht fitimeve të mëdha, dy gjigantët duhet të përballen me një problem: ashtu si nafta apo qymyri, të dhënat nuk janë të pafundme dhe gjetja e të dhënave të reja po bëhet gjithnjë e më komplekse. Zgjidhja e problemit është të zgjerohen në tregje të reja me çdo kusht. Është si programi afatgjatë i Facebook-ut, me disa nga vështirësitë e tij, me projektin e tij Free Basics, i cili premton të sjellë një version thelbësor dhe të lirë të internetit në vendet më pak të zhvilluara, për të fituar të dhëna nga një numër i madh përdoruesish të rinj.

Zgjidhja e dytë është të futesh më thellë në mbledhjen e të dhënave: pasi zbulon se sa fitimprurës është ky biznes, pse të mos spiunosh aktivitetet tona në internet? Sado që ne shpenzojmë shumë para kompjuterave, smartfonëve dhe tabletave, sërish pjesa më e madhe e ditës sonë është jashtë linje. Por, edhe “offline”, mund të mblidhen të dhëna për shfrytëzim komercial. Gjiganti që tregon më së shumti mbi këtë formë kontrolli është Amazon. Asistentë virtualë, duke përfshirë Alexa-n, në fakt janë në gjendje të nxjerrin informata të dobishme duke dëgjuar bisedat tona në shtëpi; por shembulli më tipik vjen nga Echo Look, versioni i serverit virtual të Amazon për entuziastët e modës, i cili na jep këshilla për veshjen, pasi na ka fotografuar dhe xhiruar mu në dhomën tonë; duke zbuluar kështu shijet tona për këtë çështje.

Brenda pak vitesh, kjo formë e mbikëqyrjes komerciale do të zhvendoset mes rafteve të supermarketit (vlen të përmendet se Amazon ka blerë kohët e fundit zinxhirin e “ëhole Food” për 13.7 miliardë $), ku disa sensorë do të vëzhgojnë se si lëvizim në korridore, para cilave prodhime ndalemi më gjatë, atë që ne shikojmë por pastaj e refuzojmë etj. etj. Të gjitha informacionet janë jashtëzakonisht të dobishme. Nuk është një ekzagjerim, në të vërtetë: supermarketi plotësisht i automatizuar që Amazon sapo ka hapur në Seattle tashmë i kryen të gjitha këto aktivitete.Kjo nuk është e gjitha: një patentë paraqitur nga Amazon tregon potencialin e dronëve të saj për furnizimet në shtëpi. Në sajë të një aparat fotografik, do të jetë në gjendje të shohë nës shtëpia jonë ka nevojë për një riparim në çati, apo në qoftë se kopshti ka nevojë të punohet; dhe pastaj na dërgon, natyrisht, disa reklama respektive./ Bota.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al