14 Maj, 2022

“E gjithë bota do dëgjojë gjuhën tonë”/ Volodymir Zelensky me një mesazh publik për Eurovision: Evropë voto Kalush


Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka bërë apel për mbështetje ndaj vendit të tij në konkursin e këngës “Eurovision.”

“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalush ”– kështu nis mesazhi i presidentit ukrainas në një video në Telegram.

Duke kujtuar se kodi që duhet të votojnë është “12”, Zelensky përfundoi duke thënë:

“Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Grupi folk-rap i Ukrainës Kalush Orchestra është kualifikuar në finalen e madhe të Eurovision, madje është nëj nga pretendentët kryesore.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili organizon Eurovizionin, vendosi që asnjë media ruse nuk do të mund të merrte pjesë këtë vit, pasi Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al