12 Mars, 2018

E gjithë familja mbretërore bashkë, por vëmendja e publikut është te Megan Markle (FOTO)


Pavarësisht se nuk është ende pjesë e familjes mbretërore, Megan Markle ka vendosur që të mos mungojë në asnjë eveniment ku ata janë të ftuar.

“Daily Mail” shkruan se këtë të hënë aktorja amerikane u shfaq krah të fejuarit të saj Princ Harry, Mbretëreshës, Dukeshës Kate dhe Princ William në ditën e Commonwealth në Westminster Abbey.

E mesa duket e gjithë vëmendja e të pranishmëve por edhe e medias ishte e fokusuar tek Meghan.

Kjo e fundit u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe pallto të bardhë të Amanda Wakeley dhe kapele të Stephen Jones.

Ndërkohë Meghan Markle dhe Princ Harry në muajin maj do të organizojnë edhe ceremoninë e tyre të martesës, e cila cilësohet si ngjarja më e rëndësishme e vitit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al