11 Janar, 2020

E gjithë jeta e Selena Gomez në këngë, kujt ia dedikon albumin Justin Bieber apo The Weekend?


Nuk ka shumë informacione mbi albumin e ri të Selena Gomez, Rare. Por dimë vetëm që vargjet e këngëve janë të bazuara në jetën e saj personale.

selena-justin-weeknd-

Kanë kaluar gati 5 vite që nga albumi i saj i fundit, Revival dhe gjatë kësaj periudhe në jetën e saj ndodhën shumë gjëra.

Në gjysmën e dekadës së fundit Selena është rikthyer me Justin Bieber dhe u lidh me The Weeknd, luftoi me shëndetin e saj mendor e fizik dhe në një farë mënyre arriti të dalë e fortë nga sfida e jetës me të cilat u përball.

Tekstet në Rare zbulojnë detaje nga marrëdhëniet e saj të fundit me dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës.

Por cilat këngë i dedikohen kujt?

“Look at Her Now” është Selena Gomez që tregon versionin e përrallës së jetës së saj.

Ndërsa përshkruan përfundimin e marrëdhënies së saj me Justin Bieber.

Ajo vajton se i dha fund marrëdhënies me Justin por nuk i vjen keq që i dha fund gjithçkaje.

“Vulnerable” tingëllon më shumë si një këngë për ish të dashurin Weeknd. Por pritet që këngëtarja të zbulojë më shumë detaje mbi “Rare” dhe kujt i dedikohet.

Ky album ishte i shumëpritur nga fansat e saj të cilët e kanë mbështetur në periudhat e saj më të vështira.

Dhe duket se Selena është më e fortë se kurrë për t’ia dalë mbanë për të ecur përpara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al