3 Mars, 2018

E habitshme, por pica në mëngjes është më e shëndetshme se drithërat


Çfarë hani në mëngjes? Dëgjoni këshillat e dietologëve apo ushqeheni me gjërat që juve ju pëlqejnë?

Ndërkohë menuja kryesore e pjesës më të madhe të dietologëve në mëngjes janë drithërat, shoqëruar me një gotë qumështi me një sasi të moderuar sheqeri. Por kjo duket se është një mit.

Dietologia Chelsey Amber ka një mendim krejt ndryshe për ushqimin e mëngjesit. Në një intervistë për “Daily Mail”, Amber këshillon një tjetër produkt, aspak të zakontë për këtë vakt.

“Mund të habiteni, por një copë pice përmban të njëjtën sasi kalorishë sa një racion drithi shoqëruar me një shishe qumësht gjysmë litri”, thotë ajo.

Sipas Amberit, avantazhi i picës është ndryshe nga drithërat shoqëruar me qumësht, pasi nuk përmban sasinë e tyre të sheqerit.

“Përkundrazi, pica përmban një sasi më të madhe proteinash, të cilat ju ndihmojnë përgjatë gjithë ditës duke ju bërë më energjik”, thotë Amber.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al