24 Mars, 2018

E humbur prej një muaji, mediat amerikane: Aktorja shqiptare mund të ketë vdekur


Aktorja nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në apartamentin e saj në Hollivud muajin e kaluar, besohet se është e vdekur  dhe burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia.

Adea Shabani, nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim.

Sipas mediave lokale Adea Shabani, 25 vjeç, u pa më parë më 23 shkurt, kur u pa në një kamerë sigurie afër një kafeneje.

Familja e saj e shqetësuar fluturoi nga Maqedonia për të ndihmuar në kërkimin e saj, madje duke angazhuar një hetues privat dhe duke ofruar një shpërblim prej 17,729 dollarë.

Por ata tani duhet të përballen me mundësinë që kurrë të mos gjejnë trupin e vajzës së tyre të dashur.

Një njeri që besohet të jetë i dashuri i aktores Adea, vrau veten pas një ndjekjeje të zjarrtë nga policët, të cilët thonë se po ngiste një Toyota të vjedhur.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al