15 Nëntor, 2017

E ka ndjerë veten të shëmtuar gjithë jetën, por ‘People’ e zgjedh si mashkullin më seksi të vitit


Titullin e mashkullit më seksi në planet e kanë mbajtur shumë ikona të kinemasë apo të artit , por që gjithmonë kanë qenë të parashikueshëm. Këtë herë ka ndodhur çudia.

Këngëtari i muzikës ‘country’, Blake Shelton është ai që sapo është përzgjedhur mashkulli më seksi për vitit 2017 dhe jo të gjithë janë të lumtur nga kjo përzgjedhje.

41-vjeçari i cili është trajner në “The Voice of America” as vetë nuk e beson pse revista “People” ka përzgjedhur pikërisht atë për këtë status.

“Kam qenë i shëmtuar gjatë gjithë jetës sime. Nëse duhet të jem seksi për një vit, pranoj, perse jo. ”:  tha me shaka këngëtari 41- vjeçar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al